-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krasniqi në dyshime për lirimin e Pantiç: Kurti bëri marrëveshje të fshehtë për lirimin e tij

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur se dyshon në lidhje me vendimin e arrest shtëpie për Dejan Pantiç.

Sipas tij ky vendim mund të jetë rezultat i një marrëveshjeje të fshehtë të Qeverisë.

Sipas Krasniqit, nëse ekziston diçka e tillë atëherë Qeveria duhet që ta arsyetojë këtë vendim.

Ai gjithashtu shtoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka nevojë të fshihet por duhet të tregohet i sinqertë me qytetarët.

Krasniqi tha se vendimi për Pantiçin është tejet konfuz, duke marrë për bazë që ai është i akuzuar për terrorizëm.

“I takon Qeverisë që të dal e të shpjegojë a ka qenë e përfshirë në diçka të tillë, sepse ajo që është diskutuar plot herë gjatë ditëve të fundit që Qeveria duhet të pajtohet me lirimin e të arrestuarit Pantiç në arrest shtëpiak në mënyrë që të të hiqen barrikadat. Nëse kjo është një marrëveshje e fshehur që e ka bërë Qeveria, mirë është që të na tregojë që ta arsyetojë këtë vendim”.

“Edhe pse në Kosovë pushtet janë të ndara, Qeveria nuk duhet të pretendojë me ndërhy në vendimet e gjyqësorit. Është pak e çuditshme sepse, unë nuk e kam lexuar aktakuzën, por nëse thuhet që është akuzuar për terrorizëm, lirimi në arrest shtëpiak është konfuz, është me pikë pyetje dhe nuk jam i sigurt që mund të behët pa pasur edhe një lloj mbështetje politike. Nëse kjo mbështetje ka ardhur nga ana e Kurtit ai nuk ka nevojë të fshihet duhet të jetë i sinqertë me qytetarët dhe të dal të arsyetoj nëse ka qenë i involvuar në një formë apo tjetër në këtë vendim”.

Krasniqi duke komentuar zhvillimet e fundit në vend ka thënë se situata në veri është vetëm duke u përkeqësuar, kjo si shkak i vendimeve të gabuara të Qeverisë./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit