-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krasniqi në takim me ambasadorin e OSBE-së: Kërkojmë rikthim të normalitetit, shtetit ligjor dhe zhvillim të lirë të jetës

Kryesoret

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi të mërkurën ka takuar ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Bashkë kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës.

“Sot, në takim me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, duke diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës, shpreha shqetësimin për potencialin e përshkallëzimit të situatës atje”.

“Është vendimtare që institucionet përgjegjëse për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e paqes atje të jenë në nivel të detyrës. Ne kërkojmë rikthim të normalitetit, shtetit ligjor dhe zhvillim të lirë të jetës atje për të gjithë qytetarët”, tha Krasniqi.

Ai gjithashtu bëri të ditur se u bisedua edhe për procesin e reformës zgjedhore në Kuvendin e Kosovës.

“Duke i uruar festat e fundvitit, ambasadorin Davenport e falënderova për konstruktivitetin dhe kontributin e tij për shtetin dhe shoqërinë tonë!”, ka shkruar ai./Telegrafi

A

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit