-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armët mbeten “jetime”! Motivi përse s’u arrestuan xhaxhallarët e Ervis Martinajt

Kryesoret

Armët e gjetura gjatë kontrolleve të kryera në zbatim të një  vendimi nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK për 3 banesa dhe ambiente, të cilat dyshohet të ishin në pronësi të Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij, duket se kanë qenë në tokë pa pronar.

Kjo e ka bërë të pamundur gjetjen e poseduesve real dhe ngritjen e akuzave zyrtare, teksa ato janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore ku do t’i nënshtrohen akt ekspertimit balistik, por edhe të gjetjes së gjurmëve të ADN-së.

Të njëjtat burime konfirmuan se një akt ekspertimi për gjetjen e qimeve apo materialeve të tjera të vlefshme që mund të krijojnë profil gjenetik është urdhëruar edhe për kapelet dhe rrobat e policisë të gjetura bashkë me armët.

Kontrollet në 3 banesa dhe disa ambiente të tjera në Fushë Kuqe të Kurbinit erdhën 8 muaj pasi Ervis Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK si porositës i një vrasje dhe 5 muaj pasi ai u deklarua i zhdukur nga familjarët e tij. Klan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit