Kryeministri i Republikës së Kosovës në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për lirimin e Dejan Pantiç në masën e arrestit shtëpiak.
Kurti ka shfaqur mospajtimin e tij me një vendim të tillë të Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke thënë se do të ishte shumë kureshtar ta dinte se kush është prokurori që ka kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak e cili është gjyqtari që e ka aprovuar meqë Dejan Pantiq akuzohet për terrorizëm.
“Mirëpo kur kemi akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak.. , unë jam shumë kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që kërkon arrest shtëpiak e cili është ai gjyqtar i procedurës paraprake që e aprovon”, ka thënë Kurti para gazetarëve.
Ndërkohë deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka thënë se gjyqtari që vendosi për dërgimin në arrest shtëpiak të Dejan Pantiqit, është Mentor Bajraktari.
Ai në një postim në Facebook ka pasur edhe disa fjalë akuzuese për të.
“A m’tregon kush se si një gjyqtar normal arrinë me vlerësu se terroristi qenka më sigurt n’shpi se n’burg? Po me pas qenë n’Serbi i kish shqiptu masë ma t’randë se ky n’Kosovë. Nuk ka veting që ta hjek tutën, po as që ta shton dozën e patriotizmit!”, shkroi Basha.