Flamur Noka ka reaguar në Facebook lidhur me incidentin që ndodhi në Kuvend, ku deputeti Agron Shehaj pati një përplasje me kolegët e opozitës dhe Zëvendëskryeministren.
Noka e cilëson këtë moment si një “vals të lumturisë” mes Shehajt dhe Zëvendëskryeministres, duke theksuar se ai, i zgjedhur si deputet me votat e demokratëve, ka keqpërdorur ato në pozita të dobëta dhe ka penguar kolegët opozitarë të flasin, ndërkohë që ka qëndruar kokëulur kur flisnin deputetët e PS-së.
“Sot në Kuvend valsi i lumturisë 👫mes “opozitarit”te opozites dhe Zvkryeministres..
Passo a due me motive të njohura rilindase.
Pasi zgjidhet deputet me votat e demokratëve, i keqpërdor ato nga pozitat e pengut të bizneseve të tij.
Jo vetëm që i bllokoi foltoren kolegëve të opozitës, por u fliste sipër, i zhurmonte e intimidonte gjatë giithë kohës. Ndersa kur flisnin deputetët e #PS-së, qëndronte kokëulur. Po e le veten të keqpërdoret, ama votat e demokratëve nuk i keqpërdor dot askush.”, shkruan Noka.