Osmani tha se lufta e UÇK-së ka qenë luftë çlirimtare edhe në kontekstin e mbrojtjes së qytetarëve të Kosovës, pasi në Kosovë ka ndodhur një regjim genocidal nga ana e Serbisë.
“Dhe, UÇK-ja synim e kanë pasur mbrojtjen e popullatës së pambrojtur nga ky regjim genocidal dhe çlirimin e Kosovës nga një okupim shekullor”, është shprehur Osmani në Klan Kosova.
Më tej Osmani tha se nuk duhet lejuar asnjëherë që narrativat që kanë për synim ndryshimin e historisë të arrijnë të mbizotërojnë./ Telegrafi