Presidenti rus, Vladimir Putin u dhuroi 8 unaza liderëve të aleatëve të Moskës duke nxitur shumë pyetje dhe interpretime pasi paralelet me veprën e Tolkien janë të shumta pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Pas takimit në Shën Petersburg të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS), ku përfshihen shumë ish-republika sovjetike Kremlini prezantoi 9 unaza ari me mbishkrimin “Gëzuar Vitin e Ri 2023” dhe emblemën e CIS.
Nga një unazë iu dha liderëve të 8 shteteve të pranishëm në takim (Bjellorusia, Armenia, Azerbajxhani, Taxhikistani, Kirgistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Kazakistani) dhe një u mbajt nga vetë Putin.
Komentuesit menjëherë bënë lidhjen me The Lord of the Rings të J.R.R. Tolkien në të cilin “zoti i së keqes”, Sauron u dhuroi 9 unaza zotërinjve të njerëzve të cilët më pas bëhen shërbëtorët e tij besnikë, “Nazgul”.
Me të vetmin ndryshim pasi në libër Sauroni bën fshehurazi një unazë shtesë për vete, atë që “i sundon të gjitha” dhe i lejon atij t’i kontrollojë.
Kritikët e Kremlinit, veçanërisht në Ukrainë e kanë krahasuar Putinin me Gollum, një krijesë e korruptuar nga “The One Ring” dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky me hobitin Frodo, i cili vendos të marrë përsipër barrën e unazës magjike dhe ta shkatërrojë atë.