Regjisorja dhe aktivistja norvegjeze e të drejtave të njeriut, Maria Fuglevaag Warsinska-Varsi përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Facebook ka mbështetur kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”.
Varsi ka qenë e angazhuar në ekipet që hulumtuan dhe dokumentuan krimet në Bosnjë të vitit 1994.
Ajo gjithashtu ka hulumtuar dokumente edhe në Kosovë të vitit 1999.
Në postimin e saj në Facebook ajo ka shkruar shqip ku shpreh mbështetjen e saj për propozimin e lulëkuqes me 4 petale si simbol unik për përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Kosovë.