-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbët presin Rakiçin në barrikadën e Rudarës

Kryesoret

Në barrikadën e vendosur në Rudarë, serbët po presin ardhjen e kreut të Listës Serbe, Goran Rakiç si dhe të tjerëve që të kthehen nga takimi që kishin më presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Lajm i cili u bë i diture nga mediumi pro Qeverisë serbe “Kosovo Online”.

Në këtë takim u raportua se serbëve të Kosovës iu ka kërkuar Vuçiçi që t’i largojnë barrikadat pas lënies në arrest shtëpiak të ish-policit serb, Dejan Pantiç dhe lirimit të Nikolla Nedeljkoviç, i riu i arrestuar në Gazimestan.

Vuçiç ka thënë se ka kërkuar që serbët të tërhiqen nga barrikadat dhe ka shtuar se kanë marrë garanci nga SHBA-ja dhe BE-ja se kërkesat e serbëve do të pranohen.

19 ditë barrikadat kanë bllokuar lirinë e lëvizës në veri të vendit./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit