-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç flet nga Rashka dhe mbron personat që vendosën barrikadat: Nuk do të ndiqen penalisht!

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar sonte në Rashkë, në fillim të bisedimeve me serbët e Kosovës, se në letër e ka një deklaratë të qartë ku thotë se nuk do të ndjekin penalisht ata që ishin në barrikada.

“Sot kemi krejtësisht ndryshe në deklaratën zyrtare të KFOR-it se forcat e sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri pa miratimin e KFOR-it dhe kryetarit të komunave. Tashmë KFOR-i është i obliguar të mos lejojë ardhjen e forcave të sigurisë së Kosovës”, shpjegoi ai.

Vuçiç tha se në çdo moment pret që Dejan Pantiç të jetë në shtëpinë e tij. Ai ka thënë se kanë kërkuar nga ROSU që ta sjellë, por KFOR-i do ta bëjë.

“Sido që të ndodhë, unë do të qëndroj me njerëzit tanë. Kjo është zgjedhja ime. Kur kam kandiduar për postin, mbështetja juaj ishte e rëndësishme për mua. Jam i detyruar ta kthej edhe kur nuk jam dakord për diçka të tillë”, tha ai.

Ai ka theksuar se ajo që është arritur është arritur falë njerëzve në barrikada.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit