Burri u vu në pranga ndërsa punonte në agjencinë e Ministrisë e Brendshme, përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve britanikë.
Sipas The Sun, shefat e tij reaguan me shpejtësi sapo mësuan për statusin e tij të emigrantit të paligjshëm.
Personi i ndaluar është 30 vjeç dhe dyshohet se ka hyrë në Britaninë e Madhe rreth 20 vite më parë nga një vend i Ballkanit.
Ai dyshohet se ka gënjyer në formularin e punës për origjinën e tij me qëllim që të fitonte të drejtën për të qëndruar në Britaninë e Madhe ku pas disa vitesh arriti të punonte dhe për Home Office.
Sipas mediat britanike, gjatë viteve 1990 shumë shqiptarë deklaronin se ishin nga Kosova me qëllim që të fitonin azil në Britani, e cila lë të dyshohet se personi i arrestuar është nga Shqipëria.