-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ronaldo pas vdekje së Peles: Nuk do të harrohet kurrë

Kryesoret

Bota e futbollit është në zi pasi legjenda braziliane e futbollit, Pele ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 82-vjeçare pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Pele konsiderohej si një prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit pasi fitoi tri herë Kupën e Botës me Brazilin.

Pas vdekjes së Peles ka pasur reagime të shumta ndër të cilat ka reaguar edhe ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

“Ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë Brazilin, dhe në veçanti për familjen e z. Edson Arantes do Nascimento. Një “lamtumirë” e thjeshtë për Mbretin e përjetshëm Pelé nuk do të mjaftojë kurrë për të shprehur dhimbjen që aktualisht përfshin gjithë botën e futbollit. Një frymëzim për kaq shumë miliona, një referencë nga dje, sot, përgjithmonë. Dashuria që tregonte gjithmonë për mua ishte reciproke në çdo moment që ndamë, qoftë edhe nga larg. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin prej nesh futbolldashësve. U prefsh ne paqe mbreti Pele”, shkroi Ronaldo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit