Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për heqjen e barrikadave në veri të vendit.
Ai ka treguar se barrikadat po hiqen nga vetë serbët dhe nuk ka përplasje me policinë për këtë çështje.
“Barrikadat po hiqen, të dielën e thamë që është çështje ditësh është kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato, me fjalë të tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten”, tha ai.
Pasditen e së enjtes ka nisur largimi i barrikadave në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit.
Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut, pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, ishin bllokuar që nga 10 dhjetori.