-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishte në lidhje me vajzën e familjes, shqiptarët rrahin marokenin në Itali

Kryesoret

Një lidhje e papranuar është bërë shkak i një sherri ku kanë qenë të përfshirë një familje shqiptare dhe dy marokenë në Itali.
Një 18-vjeçare shqiptare dhe partneri i saj 21-vjeçar nga Maroku kishin nisur një lidhje dashurie prej kohësh, por familja e vajzës ishte kundra.

Mbrëmjen e djeshme çiftin kishte dalë për një shëtitje me motrën e 21-vjeçarit kur janë hasur në rrugë me xhaxhain e vajzës dhe bashkëshorten e këtij të fundit të shoqëruar nga disa miq të tyre. Ata menjëherë kanë nisur të ofendojnë shoqëruesit e vajzës.

Vajza u mundua të qetësojë situatën duke u kërkuar atyre të ndalojnë por u qëllua me shuplakë ndërsa njëri nga familjarët e kapi nga flokët.

Edhe djali nga Maroku u sulmua nga xhaxhai i partneres së tij. Në atë moment në rrugë janë shfaqur edhe familjarë të tjerë të vajzës, përfshirë edhe një 32-vjeçar i cili ka kërcënuar me thikë çiftin e ri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit