-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jo sot, jo nesër”! Biznesmeni i dha “kafen”, drejtoresha mori milionat dhe u zhduk

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga mashtrimi që Viola Sterjo u ka bërë disa qytetarëve dhe biznesmenëve në Korçë e Pogradec duke u marrë qindra mijëra euro dhe dollarë në këmbim të premtimit se do të ndërhynte që të përfitonin grante nga AZHBR-ja.

Njëri prej pesë personave që e ka kallëzuar ish-drejtoreshën në Ministrinë e Turizmit në 2020-tën, aktualisht drejtoreshë Mjedisi në Bashkinë e Tiranës është nga Voskopoja. Biznesmeni ka rrëfyer si e mashtroi Sterjo.

“Më mori 160 mijë euro”! Denoncimet, ja si ish-drejtoresha i “rropi” qytetarët

Më premtoi se do të fitoja një grant 3.5 milionë euro për të bërë një hotel në Voskopojë. I dhashë në dorë 160 mijë dollarë amerikane. Pasi i dhashë lekët Viola Sterjos isha në pritje të fitimit të grantit deri në tetor të 2020.

Por pasi kaloi nëntori dhe dhjetori dhe granti nuk u përfitua i kërkova Viola Sterjos lekët. Nga fillimi i 2021 dhe deri më sot i kam kërkuar disa herë leket Viola Sterjos, por ajo thoshte “jo sot, jo nesër” tha ai.

Viola Sterjo u arrestua dje dhe tani po përballet me drejtësinë.

“Më jep 90 mijë Euro, të jap projektin”! Kjo është ish-drejtoresha që u arrestua (FOTO)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit