Policia e italiane ka arrestuar 7 persona të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme. mediat italiane njoftojnë se ndër të arrestuarit janë edhe 2 shqiptarë.
Të arrestuarit duhet të vuajnë dënimin për drogë, dhunë seksuale, grabitje dhe pastrim parash.
Të arratisurit e identifikuar janë të moshës 24 deri në 66 vjeç, dy shtetas italianë, dy shqiptarë, një kolumbian, një maroken dhe një pakistanez.
Dënimet variojnë nga 3 deri në 6 vjet burgim.