Radhë e kilometrike makinash kanë bllokuar qytetin e Elbasanit mbrëmjen e kësaj të enjteje. Siç shihet dhe në foto aksi Tiranë-Elbasan është bllokuar dhe me dhjetëra makina kanë ngecur në trafik.
Trafiku kilometrik vihet re në çdo orë të ditës, ndërsa në mbrëmje rëndohet qarkullimi i mjeteve edhe në akset Cërrik – Elbasan dhe Librazhd – Elbasan.
Ardhja e emigrantëve për festa dhe lëvizjet e shtuara në këtë kohë të vitit e kanë kthyer Elbasanin në një nyje të vështirë për mjetet.