“5pyetjet.al” publikon pamjet e momentit kur dy persona dogjën tre makinat e biznesmenit Zamir Kormuzi, Dino Sadikajt dhe Hysni Brahimajt në Vlorë.
Makinave iu është vënë flaka në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën Transballkanike. Bëhet fjalë për dy furgona dhe një Fiat Punto. Makinat kanë qenë të parkuara.
Pamjet tregojnë dy persona që mbajnë bidonë me benzinë në duar, shkojnë në drejtim të automjeteve dhe i vënë flakën makinave.
Menjëherë dy personat shihen duke u larguar me shpejtësi pasi u vendosin zjarrin makinave. Policia ende nuk i ka identifikuar autorët.