Një 45-vjeçar u arrestua në Tiranë me qëllim ekstradimin e tij në Itali. 45-vjeçari Daniel Korali është i dënuar në Itali për kanosje, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje.
Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Mesinas Itali e ka dënuar në vitin 2024 me 4 vite e 3 muaj burgim për kanosje,zhvatje dhe posedim të kundërligjshëm të armëve të ftohta.
Ndërkohë Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Daniel Korali, në Itali.









