-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori i SHBA në Prishtinë: Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, detyrim ligjor!

Kryesoret

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në një takim me gazetarë ka diskutuar rreth situatës së fundit në veri të Kosovës duke treguar mbështetjen e SHBA-ve ndaj Kosovës dhe duke ritheksuar se themelimi i Asociacioni është një obligim ligjore për Kosovën.

Hovenier tha se Kosova është shtet që ndjek zbatimin e ligjit, kështu që SHBA-ja pret që Kosova të përmbushdetyrimin dhe të zbatojë Asociacionin.

“Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është opsionale. Është një obligim ligjërisht i detyrueshëm të cilin e ka marr përsipër Kosova. Kjo është konfirmuar nga Kuvendi i Kosovës. Shtetet nuk kanë mundësinë të vendosin se cilin obligim ligjërisht të detyrueshëm do ta zbatojnë e cilin jo. Ato janë obligime ligjore. Kosova është shtet që e ndjek zbatimin e ligjit, kështu që pritshmëritë tona janë që do të përmbushë obligimin ligjor dhe ta zbatojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ne gjithashtu besojmë fuqishëm se është në interesin e Kosovës që të bëjë kështu dhe ky është një element tjetër i kësaj përpjekje për të ndihmuar në normalizimin e raporteve me Kosovës dhe Serbisë por pa marrë parasysh Serbinë, kjo është një çështje me rëndësi për Kosovën”, ka thënë Hovernier në një takim që ka mbajtur me gazetarë.

Ai gjithashtu ka folur rreth situatës së fundit në veri të Kosovës dhe barrikadave të vendosura në disa rrugë atje, të cilat u larguan të gjitha gjatë ditë së premte.

Hovernier theksoi se duhej durim dhe punë për të larguar barrikadat, duke shtuar se më e preferueshme që barrikadat u larguan në mënyrë paqësore sesa të laroheshin me forcë dhe të rezultonte më njerëz të lënduar apo në rastin më të rëndë të vrarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit