-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ja se si e zbuloi Shakira tradhtinë e Piques

Kryesoret

Po bëhen thuajse 6 muaj që kur doli lajmi se Shakira dhe Pique janë ndarë. Ata ishin një ndër çiftet më të dashur për publikun dhe ndarja e tyre ishte e papritur dhe mërziti shumë nga fansat e tyre.

Ata i dhanë fund marrëdhënien së tyre 12-vjeçare, ku nga kjo marrëdhënie kanë dy fëmijë, Sasha dhe Milan.

Martesa e tyre thuhej se kishte luhatje prej kohësh, por goditja finale erdhi në momentin kur Shakira zbuloi tradhtinë e partnerin të saj, me një studente katalanase.

Pak kohë më vonë, futbollisti zyrtarizoi lidhjen duke nënkuptuar se marrëdhënie e tij me studenten katalanase nuk ishte thjesht diçka momentale por një relacion që kishte zgjatur në kohë.

Gjatë këtyre muajve, Shakira dhe Pique janë detyruar të lënë pas inatet dhe të ulen për të diskutuar lidhur me kujdestarinë e fëmijëve, ku pas shumë përpjekjesh arritën të dakordësonin.

Marrëveshja e arritur disa javë më parë parashikon që Sasha dhe Milan të shkojnë të jetojnë me nënën e tyre në Miami, me mundësinë që futbollisti t’i shoh ata për disa ditë në muaj, si dhe gjatë periudhave të festave.

Së fundmi janë zbuluar edhe disa detaje në lidhje me mënyrën se si e mori vesh Shakira tradhëtinë e bashkëshortit të saj.

Do të habiteni nëse do t’iu themi “reçeli”.

Shakira e dinte shumë mirë se futbollisti nuk e hante reçelin dhe kur ajo nuk ishte në shtëpi, dikush e konsumonte atë vazhdimisht.

Ishte programi “Socialite” në kanalin spanjoll Telecinco që zbuloi këtë detaj për publikun, ku gjithashtu zbuloi se ushqimi i preferuar i partneres së Pique, ishte “Toast With Jam” nga Clara Chia Marti, partnerja e re e Pique.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit