-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xi Jinping-Putinit: Rruga drejt bisedimeve me Ukrainën nuk do të jetë e qetë

Kryesoret

Presidenti kinez Xi Jinping i tha sot homologut të tij rus Vladimir Putin se Pekini dhe Moska duhet të koordinojnë dhe bashkëpunojnë ngushtë në çështjet ndërkombëtare.
Xi gjithashtu i tha Putinit gjatë bisedës së tyre video se rruga për mbajtjen e bisedimeve të paqes për Ukrainën nuk do të ishte e qetë dhe se Kina do të mbajë “qëndrimin objektiv dhe të drejtë” për këtë çështje, sipas rrjetit televiziv shtetëror kinez CCTV.

Në një pikë tjetër të bisedës së tyre, presidenti kinez i tha Putinit se nën udhëheqjen e tyre, bashkëpunimi midis Rusisë dhe Kinës është bërë edhe më intensiv dhe marrëdhëniet janë bërë më të pjekura.

“Nën udhëheqjen tonë, partneriteti gjithëpërfshirës strategjik midis Kinës dhe Rusisë në epokën e re është bërë më i pjekur,” tha Jinping.

Ai shtoi gjithashtu se bisedimet me video-konferencë midis dy liderëve “janë bërë tashmë një traditë e mirë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit