Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, në një takim me gazetarët ka diskutuar rreth situatës së fundit në veri të Kosovës duke treguar mbështetjen e SHBA-ve ndaj Kosovës dhe duke ritheksuar se themelimi i Asociacioni është një obligim ligjor për Kosovën.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Honevnier, ka thënë se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serb nuk është opisonale, por është një obligim ligjërisht të cilin Kosova e ka marrë përsipër.
Hovenier tha se Kosova është shtet që ndjek zbatimin e ligjit, kështu që ShBA-ja pret që Kosova të përmbush obligimin dhe të zbatojë Asociacionin. “Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është opsionale.
Është një obligim ligjërisht i obligueshëm të cilin e ka marr përsipër Kosova. Kjo është konfirmuar nga Kuvendi i Kosovës. Shtetet nuk kanë mundësinë të vendosin se cilin obligim ligjërisht të obligueshëm do ta zbatojnë e cilin jo.
Ato janë obligime ligjore. Kosova është shtet që e ndjek zbatimin e ligjit, kështu që pritjet tona janë që do të përmbush obligimin ligjor dhe ta zbatojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ne gjithashtu besojmë fuqishëm se është në interesin e Kosovës që të bëjë kështu dhe ky është një element tjetër i kësaj përpjekje për të ndihmuar në normalizimin e raporteve me Kosovës dhe Serbisë por pa marrë parasysh Serbinë, kjo është një çështje me rëndësi për Kosovën”, ka thënë Hovernier.