Autoritetet policore në portin e Durrësit kanë goditur një rast të kontrabandës së mallrave duke arrestuar një 50-vjeçar me inicialet H. I., nga Kosova pasi ai po transportonte qindra paketa me cigare.
Pas kontrolleve të kryera në automjetin që drejtonte kosovari, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan qindra paketa me cigare të kontrabanduara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme në lidhje me rastin.