Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Tushemisht, Pogradec. Mësohet se një 27-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Sipas hetimeve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë përgjumja e drejtuesit i cili fillimisht është përplasur me murin rrethues, mjeti ka bërë disa rrotullime dhe ka përfunduar më pas në rrugë.
Sakaq, bëhet me dije se ai ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Pogradec/Informacion paraprak. Më datë 31.12.2022, rreth orës 07:15, në hyrje të fshatit Tushemisht, Pogradec, shtetasi K. L., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi K. L., i cili u transportua në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Del nga rruga makina në Pogradec, plagoset shoferi 27-vjeçar!