-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në prag të Vitit të Ri, e pësojnë pronarët e marketeve në Sarandë

Kryesoret

Kapsolla e fishekzjarrë janë sekuestruar nga policia e Sarandës mëngjesin e kësaj të shtune. Kontrollet janë zhvilluare në 3 markete dhe pronaret e bizneseve janë proceduar në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në marketin në pronësi të shtetasit M. H. u gjetën dhe u sekuestruan sasi lëndësh piroteknike (kapsolla dhe fishekzjarrë).

Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 supermarkete, në pronësi të shtetasve L. M. dhe I. M., u gjetën dhe u sekuestruan sasi lëndësh piroteknike (fishekzjarrë) dhe produkte të tjera ushqimore të dyshuara të kontrabanduara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. H., 52 vjeç, banues në Delvinë, L. M., 31 vjeç dhe I. M., 58 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.“- ka bërë me dije policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit