-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga nderimet në stadiumin e Santos, te ceremonia mortore në godinën 14-katëshe/ Lamtumira e fundit për Pele!

Kryesoret

Ky fundvit do të jetë ndryshe për të gjithë Brazilin, të cilët do të mbajnë zi për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit, Pele. Më 2 janar, pritet të zhvillohen nderimet për Pelen, trupi i të cilit do të vendoset në stadiumin e Santos, Vila Belmiro, ku qytetarët do të kenë mundësinë që t’i japin lamtumirën e fundit legjendës së futbollit.

Arkivoli me trupin e Peles do të qëndrojë për 24 orë në stadium, ku më pas do të zhvendoset drejt banesës së fundit. Sipas mediave të huaja, trupi do të përshkrojë rrugën e shtëpisë ku jeton nëna e Peles, e më pas do të zhvendoset drejt një godine ku do të prehet i qetë pranë anëtarëve të tjerë të familjes së tij.

Godina 14-katëshe e quajtur Memorial Necropole Ecumenica është një varrezë e madhe. Pavarësisht se atje prehen të vdekurit, ajo nuk i ngjan aspak varrezave normale. Brenda godinës ka ujëvara e kopshte të shumtë me bimë ekzotike. Në tarracën e godinës është edhe një kafene, ndërsa pjesa më e çuditshme është një muze i madh për makina. Kjo godinë është ideuar në vitin 1983 nga arkitekti Pepe Altstut, dhe shërben edhe si atraksion turistik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit