Lionel Messi e bëri Topin e Artë një çështje familjare pasi mbërriti me gruan dhe tre fëmijët e tij në ceremoninë e mbrëmjes së shkuar në Paris ku edhe triumfoi.
Ai dukej elegant me një kostum të zi të kompletuar me një kravatë.
Gruaja e Messit, Antonela Roccuzzo shkëlqeu me një fustan me sup hapur, ndërsa tre djemtë e tyre Mateo, Thiago dhe Ciro dukeshin mjaft bukur me kostume, këmisha të bardha dhe atlete gjithashtu të bardha.
Shokët e skuadrës së Real Madridit, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior sigurisht që ranë në sy edhe në tapetin e kuq.
Bellingham i cili u kurorëzua fituesi i “Kopa Trophy” si lojtari më i mirë i ri në botë zgjodhi një kostum me pantallona të gjerë dhe xhaketë të zezë, dhe këmishë të bardhë.
Vinicius, ndërkohë, shkoi për një xhaketë të kuqe kadife dhe këpucë të ngjashme.
Erling Haaland dhe e dashura Isabel Johansen bënë një hyrje madhështore me dukjen e tyre plotë elegancë.
Kylian Mbappe arriti në ceremoni i veshur me një kostum gri, këmishë dhe kravatë të zezë.
Dhe Ilkay Gundogan, Lautaro Martinez, Rodri dhe Julian Alvarez mbërritën të gjithë me partnerët e tyre magjepsës.
Didier Drogba dhe David Beckham ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoninë vjetore.