Shqipëria hyn sot në ditën e 21-të të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa organizatorët paralajmërojnë një tubim masiv në Tiranë, që pritet të jetë më i madhi deri më tani.
Qytetarë nga e gjithë vendi, si dhe mijëra emigrantë nga diaspora, pritet t’i bashkohen protestës, e cila sipas organizatorëve ka marrë përmasa më të gjera se kauza fillestare dhe është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe largimit të të rinjve.
Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshim drejt Kryeministrisë.









