-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia ndërhyn në Ksamil, shpëton dy turistë nga mbytja në det

Kryesoret

Dy turistë ukrainas janë shpëtuar nga Policia Kufitare në Ksamil pasi rrezikuan të mbyteshin në det për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe erërave të forta.

Sipas njoftimit zyrtar, efektivët e Njësisë Speciale “Delta” kanë konstatuar gjatë patrullimit një skaf të marrë me qira nga turistët, i cili po fundosej në det të trazuar.

Policia ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shpëtimin e dy shtetasve ukrainas, të cilët fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, po vijojnë punimet për nxjerrjen e mjetit lundrues në breg, ndërsa Policia Kufitare thekson se mbetet e angazhuar për garantimin e sigurisë në hapësirat detare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit