Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri që po vjen. Ndalur te viti që po lëmë pas, kreu i qeverisë renditi disa arritje dhe uroi paqe e dashuri për 2023-shin.
“Ju kërkoj ndjesë nëse e kam tepruar apo kam gabuar. Kam bërë sa kam mundur dhe kam dashur. Ky ka qenë një vit i vështirë, inflacioni i luftës e ka bërë të zymtë.
Ka pasur edhe ditë të mira, si samiti i BE-së apo finalja e Conference League, pa harruar çeljen e negociatave” tha ai ndër të tjera.