Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën Olta Xhaçka, ka deklaruar se 2022 nuk ka qenë një vit i lehtë, por në njëjtën kohë ka qenë gjithashtu edhe një vit shumë i suksesshëm për Shërbimin Diplomatik të Shqipërisë.
Përmes një urimi në rrjetet sociale, ajo ka përmendur disa nga arritjet e realizuara gjatë vitit që lam pas.
Xhaçka është shprehur krenare për ekipin dhe vitin e sheh me optimizëm dhe besim.
Postimi i plotë:
nuk ka qenë një vit i lehtë, por në njëjtën kohë ka qenë gjithashtu edhe një vit shumë i suksesshëm për Shërbimin Diplomatik të Shqipërisë;
Ulja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe luajtja e një roli të rëndësishëm si bashkëpenëmbajtës me SHBA-të për çështjen e Ukrainës;
Hapja e negociatave për procesin e anëtarësimit me BE-në;
Dialogu strategjik me partnerët tanë amerikanë;
Samiti #BE-Ballkani Perëndimor i mbajtur në Tiranë.
Jemi krenarë për ekipin tonë dhe e shikojmë vitin me optimizëm dhe besim.
Gëzuar Vitin e Ri!