Një i mitur shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në qendrën komunitare për të mitur në Itali.
I mituri shqiptar humbi jetën si pasojë e intoksikimit nga zjarri që shpërtheu gjatë natës në qendrën në Udine. Shkaqet e zjarrit të rënë rreth orës 2:30 janë ende të paqarta.
Si pasojë e flakëve janë plagosur edhe dy të tjerë, një 16-vjeçar me kombësi ganeze ndodhet në gjendje të rëndë në qendrën e djegieve në Verona.
Ndërsa tjetri një operator i strukturës, po trajtohet në spitalin Santa Maria della Misericordia në Udine.