Një makinë është djegur në qytetin e Shijakut.
Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur teksa makina ishte e parkuar.
Mësohet se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.









