Transferimi i yllit portugez, Cristiano Ronaldo tek ekipi arab, Al Nassr deri në vitin 2025 vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
CR7, pas largimit nga Manchester United do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite me një pagë marramendëse prej rreth 200 milionë euro në vit.
Krahas komentevedhe kritikave për zgjedhjen e portugezit, detaje të reja vijojnë të dalin mbi “jetën e re” të Ronaldo-s.
Sipas The Sun për Cr7 tashmë është zgjedhur një shtëpi në Riad.
Kryeqyteti i Arabisë Saudite përmban lagje të shumta milionerësh.
Shtëpia e re e mundshme për Ronaldon dhe familjen e tij duket se janë Al Muhammadiyah, i cili është një nga restorantet më të mira në qytet ose është Al Nakheel, një zonë që përmban shkollat më të mirat ndërkombëtare për edukimin e fëmijëve të tij.
Të dyja zonat janë afër stadiumit të Al Nassr, i njohur dikur si stadiumi i Universitetit të King Saud dhe me një kapacitet prej 25,000 vendesh.
Për më tepër, këto janë dy lagje ideale për perëndimorët. Shtëpitë në të dy zonat padyshim që do të mund të kënaqin kampionin portugez.
Një nga shtëpitë e rishikuara nga Sun, është një rezidencë masive me tetë dhoma gjumi, pishinë prehër, dhomë pritjeje me ujëvarë, plus tre vila më të vogla për mysafirët. Opsione të shumta ofrohen edhe për kamarierët dhe shoferët e banorëve. Kostoja: 14 milionë euro.









