-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

3 vite larg familjes dhe ëndrra për Vitin e Ri! Jeta fatkeqe e adoleshentit që u përpi nga flakët

Kryesoret

Mediat italiane zbulojnë detaje të reja nga vdekja tragjike e 17-vjeçarit shqiptar pak ditë më parë në Itali. Ledjan Imeraj humbi jetën në Itali, pasi një godinë e strehimit të të miturve të pashoqëruar u përfshi nga flakët.

“Një zjarr i rrëmbeu Ledjanit ëndrrën për një jetë dinjitoze dhe të qetë që kërkonte”, shkruajnë mediat italiane.

Ai u nis për në Itali në moshën 15-vjeçare, duke mbërritur fillimisht në Trieste dhe më pas në Pasian di Prato, ku u vendos në strehimore.

Adoleshenti nuk ishte rikthyer në atdhe që kur ishte larguar dhe mezi priste të mbushte 18 vjeç për të përqafuar sërish familjarët e tij.

“Ajo që ndodhi është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve ne… Shpresoj që e gjithë kjo të na bëjë të reflektojmë se si duhet të kujdesemi për këta fëmijë, sepse nuk mund të luash me jetën e tyre ”, tha një mësuese e të miturit.

Lediani kalonte orë të tëra duke dëgjuar muzikë: në Shqipëri ishte valltar në grupin e shkollës.

Ai dinte dhe i pëlqente të kërcente vallet tradicionale me të cilat argëtonte dhe përfshinte shpesh shokët e tij, edhe këtu në Itali.

“Ledjani ishte një person i sjellshëm, altruist dhe i ndjeshëm, miqësia dhe besnikëria ishin dy vlera shumë të rëndësishme për të, ai bëri të pamundurën për të ndihmuar këdo që ishte i sëmurë ”, thanë shokët e tij.

Natën e ndërrimit të viteve, Ledjani kishte planifikuar një udhëtim në Venecia me disa miq, por që u pre në mes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit