-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident i rëndë në rrugën Dimal-Lushnjë, i moshuari humb kontrollin e makinës dhe përfundon në Kanal

Kryesoret

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Dimal-Lushnje, në fshatin Gajdë. Një automjet tip Mercedez Benz, me targa AA 795 OF, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Mësohet se 75-vjeçari Lefter Ndrio, udhëtonte në drejtim të qytetit të Beratit dhe sapo ka dalë nga kthesa e Urës së Kuçit, ka humbur kontrollin e makinës.

Ai dhe bashkëshortja e tij janë nxjerrë nga mjeti pa lëndime, me ndihmën e banorëve të zonës. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së qarkullimit rrugor, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit.

Sipas policisë, mendohet se 75-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit pasi është verbuar nga dritat e makinave përballë.

Duhet theksuar se ky aks nacional, ashtu si dhe aksi nacional Dimal-Fier është i gjithi pa ndriçim, çka e bën edhe më të vështirë qarkullimin në këtë aks, që deri në fshatin Fiershegan është i gjithi me kthesa të forta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit