Përfaqësuesi i partisë së Erdogan, Omer Çelik në deklaratat e tij për gazetarët u shpreh se mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Turqi është e hapur.
Më konkretisht ai u pyet se kur do të mbahen zgjedhjet.
Ai tha se ato janë caktuar për 18 qershor.
Megjithatë, një vlerësim është duke u bërë për shkak të problemeve që mund të lindin pasi qytetarët tanë mund të udhëtojnë. Sigurisht, ky nuk është një vlerësim që do të çonte në vendimin për zgjedhje të parakohshme, por një zhvendosje e lehtë e datës prapa. Do t’ju njoftoj kur të ketë një vendim përfundimtar”, shtoi Çelik.