-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-komandanti i KFOR-it: Serbisë në pushtet ka ende njerëzit e Millosheviçit

Kryesoret

Në një intervistë për Deutsche Welle, ish- komandanti i KFOR-it, Erhard Bühler, ka thënë se retorikën luftatrake të Serbisë shtetet e bashkësisë ndërkombëtare e kanë duruar shumë. Kësaj retorike i ka kontribuar edhe papajtueshmëria e Kosovës.

“Më duket e padurueshme që në Evropën e sotme udhëheqja serbe të ketë urdhëruar ushtrinë të shkojë në kufi, ku është krijuar një kërcënim potencial. Është e padurueshme që udhëheqja e Beogradit të shprehet me këtë retorikë luftarake, jo vetëm sot, por edhe muajt e kaluar. Në anën tjetër, nuk mendoj se është e mençur as që qeveria e Kosovës të insistojë në këto detaje, si targat”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se ajo çka e shqetëson atë personalisht, është çështja se a ja vlen të zbatohen vendime si ato për targat nëse rrezikohet përshkallëzimi i situatës.

Madje, ai në mënyrë eksplicite ka thënë se e dënon faktin që në Kosovë po merren masa që synojnë patjetër vendosjen e shtetit të së drejtës, kur në anën tjetër ka kërcënime ushtarake nga Serbia.

Ish-komandanti ka deklaruar se nuk ka nevojë për t’u shqetësuar, pasi që KFOR-i ka kapacitete të mjaftueshme për të intervenuar atëherë kur duhet.

Bühler ka thënë që për zgjidhjen përfundimtare përgjegjësi kanë të dyja palët.

Në veçanti përgjegjësia e madhe është në anën e palës serbe, ku në pushtet janë politikanë të cilët kanë pasur përgjegjësi në kohën e Millosheviqit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit