Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora vazhdon të shfaqet tepër provokative dhe në bikini nga St Barts, vend ku ajo po i kalon pushimet.
Ajo vendosi që t’i kaloi Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në plazh duke u larguar nga vendet e ftohta për të shkuar në ishujt ekzotik.
Ajo nuk ka harruar as fansat e saj ku poston shpesh për rutinën e saj.
Rita për mes një postimi në Instagram sot ka postuar një set të ri fotosh ku ka treguar linjat e saj.
“Viti i Ri, plazh i ri. Gjëra të reja do të vinë këtë vit”, ka shkruar Rita poshtë fotove.