Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinjtë pasi ushtruan dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. O., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Q. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij”, njofton policia.