-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tjetër padi ndaj Bill Cosby, akuzohet sërish për përdhunim

Kryesoret

Komediani dhe aktori amerikan, Bill Cosby akuzohet nga një grua se ai e ka droguar dhe përdhunuar në vitin 1986.
NBCUniversal dhe kompani të tjera të premten e kaluar në Nju Jork bashkë me pesë gra të tjera që ngritën padi të ngjashme në fillim të këtij muaji.

Stacey Pinkerton pohoi se kur ishte 21 vjeç dhe punonte si stjuardesë dhe modele, Cosby e drogoi atë në një restorant në Illinois dhe e çoi në një dhomë hoteli në Çikago.

Padia pretendon se Cosby e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të ndërsa ajo ishte e paaftë nga droga.

Marca raporton se Pinkerton u sulmua nga Cosby kur ajo e takoi atë në Nju Jork dhe i premtoi se do ta ndihmonte në karrierën e saj.

Ajo mori një rol në një episod të “The Cosby Show” të NBC, por nuk u shfaq në montimin përfundimtar.
Një grua pretendon se u sulmua seksualisht nga aktori në vitin 1986, ndërsa pesë të tjera ngritën padi të ngjashme.

Muaj pas sulmit, Pinkerton tha se Cosby e ftoi atë në shfaqjen e tij në një teatër të Çikagos, ku ajo pretendon se ai e puthi dhe e përqafoi.

Paditë nga Pinkerton dhe pesë gratë e tjera u ngritën sipas afatit njëvjeçar të Nju Jorkut për t’u paraqitur akuza për abuzim seksual të të rriturve, të cilat nuk ishin parashkruar.

Kjo nuk është hera e parë që Bill Cosby përballet me akuza të rënda për sulme seksuale.
Cosby kreu gati tre vjet burg përpara se Gjykata e Lartë e Pensilvanisë ta lironte atë në qershor 2021.
Aktori i famshëm u dënua për sulm seksual ndaj një vajze të mitur të quajtur Judy Hath në rezidencën e Playboy në vitin 1975.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit