-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Erdhi nga Franca për Vitin e Ri, ky është kuksiani që vrau “Kobra”

Kryesoret

I riu që shihni në foto (majtas) është Visart Cengu 31 vjeç, i cili u vra me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm jashtë një lokali nate në Prizren. I riu jetonte në Francë dhe ishte kthyer në vendlindje për të festuar vitin e ri. Autori i vrasjes dyshohet se është pronari i lokalit Dibran Hoxhaj (në foto djathtas), i njohur ndryshe si “Kobra”.

E PLOTË/ Si ndodhi përleshja në lokalin e Dibranit? I plagosuri: “Kobra” na ndoqi me armë

Por si ndodhi ngjarja?

Sherri ka nisur në lokal mes tre të rinjve nga Kukësi dhe personave të tjerë që ndodheshin brenda. Situata ka agravuar dhe kuksianët kanë marrë makinën për t’u larguar me shpejtësi. Por pronari i lokalit, sipas tyre dhe policisë i ka ndjekur duke i qëlluar.

31 vjeçari që ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Kukësit është identifikuar si Visart Cengu ndërsa ka mbetur i plagosur Rufgen Shehu, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shehu ka marrë një plumb në këmbë duke i prekur kockën e gjurit.

Drejtuesi i mjetit Arben Basha dhe Rufgen Shehu kanë deklaruar në Morinë te Policia Kufitare dhe më pas te grupi hetimor në Kukës që u ngrit për këtë rast se dyshojnë se i ka qëlluar pronari i lokalit të natës “Kobra” në Prizren në momentin që këta po largoheshin me automjet pas sherrit.

Konflikti në lokal ishte i çastit, fizik jo me armë dhe nga grushtet përfundoi te plumbat. Të rinjtë nga Kukësi nuk ishin të armatosur. Pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e Kukësit, i plagosuri Rufgen Shehu është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës për t’iu nënshtruar autopsisë pasi në spitalin rajonal të Kukësit mungojnë specialistët e mjekësisë ligjore.

Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Kobra’ ka qenë i dënuar më parë për disa vepra penale. Ai është personazh i njohur në rrjete sociale ku tregon jetën e tij të luksit me veshje të shtrenjta dhe makina luksoze.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit