-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hapet” pakoja, Hado sqaron te “5pyetjet.al”: Sot nisi dhënia e lekëve për pensionistët

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Fillon dhënia e lekëve nga “pakoja” që qeveria miratoi për disa kategori për të përballuar krizën e çmimeve.

“5pyetjet.al” u interesua duke kontaktuar drejtorin e Përgjithshëm të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado se kur fillon marrja e shumës prej 8 mijë lekësh për pensionistët.

Ai u shpreh se dhënia e lekëve ka filluar që sot në pikat e postës. “Postën e kemi furnizuar me lekë që në datë 31 Dhjetor dhe sot ka filluar me ndarjen.

Pensionistët në vendin që shkojnë cdo muaj për të marrë pensionin mund të shkojnë prej ditës së sotme të marrin edhe shumën prej 8 mijë lekësh që akordoi qeveria” tha ai për “5pyetjet.al”.

Për pjesën tjetër të administratës pakoja e qeverisë për të mbështetur financiarisht rreth 1 milion persona pritet të hapet brenda kësaj jave, sapo administrata të rikthehet në punë nga pushimet e vitit të ri, pra pas të mërkurës. E gjithë paketa anti-inflacion do të dorëzohet javën e ardhshme.

Këtë paketë financiare për pensionistët, nënat kryefamiljare, punonjësit me uniformë, bluzat e bardha, administratën, qeveria e ka cilësuar si një ndihmë për të nxjerrë familjet shqiptare nga kriza e rritjes së çmimeve për produktet bazë.

Kategoria dhe sa fitojnë;
Fondi për pakon e qeverisë 8 miliardë
Gratë kryefamiljare 20 mijë lekë
Administrata (me pagë bruto nën 60 mijë lekë) 20 mijë lekë
Administrata (me pagë bruto mbi 60 mijë lekë) 10 mijë lekë
Pensionistët 8 mijë lekë
Personat me aftësi të kufizuara 8 mijë lekë
Invalidët 8 mijë lekë
Personat me ndihmë ekonomike 8 mijë lekë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit