Periudha e festimeve dhe e pushimeve për yllin argjentinas, Lionel Messin ka marrë fund.
Argjentinasi i shijoi dy javët e fundit pas suksesit të jashtëzakonshëm që e arriti me kombëtaren e tij me të cilën e fitoi Kupën e Botës duke i dhënë fund pritjes prej 36 vjetësh.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e ka lënë atdheun e tij dhe e ka marrë rrugën drejt Parisit, shkruan mediumi “La Capital”.
“Pleshti” u largua nga Amerika e Jugut me një aeroplan privat nga ishujt Falkland së bashku me bashkëshorten e tij, Antonela dhe fëmijët, Mateo, Thiago e Ciro.
35-vjeçari mbërriti pas disa orësh në Francë dhe më pas do të vihet në dispozicion të trajnerit, Galtier.
Messi synon ta vazhdojë formën e mirë të cilën e shfaqi në pjesën e parë të sezonit me PSG-në dhe më pas në Botërorin e Katarit.
Ai ka mision ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin aktual, por edhe kontratën me parisienët, për të vendosur më pas nëse do të qëndrojë ende në “Parkun e Princave” apo do të transferohet diku tjetër, pasi ofertat në drejtim të tij janë të pafundme.