Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë së fundmi një nga banorët më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip për shkak të veprimeve të tij që tërheqin vëmendjen e konkurrentëve të tjerë.
Këtë herë ai ka revoltuar aktoren Olta Gixhari, duke e kapur një moment nga duart. Kjo e fundit e ka paralajmëruar që të mos e bëjë më si veprim duke thënë se ka një partner që e shikon nga televizori.
“Unë e di që ai nuk e bën me të keq, por nuk më erdhi mirë sepse unë kam dhe një partner që më sheh nga televizori. Po dhe sikur mos të kisha, mua të kapi njeri nga dora dhe të më tërheqi është e tepërt! Këtu me dorë nuk ka!”-u shpreh Olta, e cila më pas paralajmëroi Luizin që të mos e përsërisë më këtë veprim.