15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e kuksianit në Prizren, arrestohet krahu i djathtë i “Kobrës”

Kryesoret

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren në natën e tretë të vitit të ri. Në lokalin ‘Kobra City’ ka nisur një sherr i cili ka çuar në vrasjen e një 31-vjeçari me origjinë nga Kukësi, nga pronari i lokalit Dibran Haxhaj i njohur ndryshe si Kobra.

Gazeta Insajderi ka siguruar nga burimet e Prokurorisë, emrat e pesë personave të tjerë që janë arrestuar sot për vrasjen në Prizren.

Vrasja te “Kobra”, shoqërohen dhe 6 persona të tjerë/ Emrat

Kujtim Gashi, Jesmir Badallaj, Burim Mazreku, Enver Amrllahi, Arben Vezaj janë njerëzit e afërt të Diban Hoxhajt, të cilët u ndaluan sot nga Policia e Kosovës, pasi dyshohen për pjesëmarrjen në rrahje gjatë një konflikti në lokalin e natës “Kobra City”.

Mediat kosovare kanë arritur të sigurojnë foton e një prej të arrestuarve që konsiderohet ndër më të afërmit e biznesmenit.

Enver Amrllahi

Si ndodhi vrasja

Sot në orët e para të mëngjesit, nga të shtënat me armë zjarri ka vdekur një 31-vjeçar dhe një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri, në një lokal në Prizren.

Dyshohet se biznesmeni Dibran Hoxhaj, ka qëlluar me armë zjarri drejt tre të rinjve nga Kukësi, teksa ata ishin duke u larguar me makinë nga lokali.

Plumbat kanë prekur dy prej të rinjve, ndërsa i kanë marrë jetën Visart Cengut dhe kanë plagosur Rufgen Shehun.

Visart Cengu është 31 vjeçari që ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Kukësit. Ndërsa Rufgen Shehu sipas policisë ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.

Shoku i tyre, Arben Basha ka deklaruar në polici se ndaj tyre ka qëlluar Dibran Hoxhaj në momentet që ata po largoheshin me automjet nga lokali.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se pronari i lokalit Kobra City, Dibran Hoxhaj është arrestuar, pasi dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit