-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja te “Kobra”, flet xhaxhai i viktimës: Nipin ma qëlluan pas shpine

Kryesoret

Në orët e para të së martes një konflikt në lokalin “Kobra City” në Prizren rezultoi me një person të vrarë dhe një të plagosur.

Personi që mbeti i vrarë nga ky rast është Visar Cengu nga Kukësi.

Lidhur me ngjarjes tragjike ka folur axha i viktimës, Besim Cengu.

Ai tha se nipi i tij ishte qëlluar në makinë nga prapa.

“Nipi im është gjuajtur brenda veturës nga pas, sepse edhe predha ka qenë në shpinë dhe e ka kapur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës dhe djali ka vdekur në vend”, tha Cengu në një prononcim për Klan Kosova.

Lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë persona, në mesin e tyre si i dyshuar kryesor edhe pronari i lokalit, Dibran Hoxha.

Sipas Prokurorisë së Prizrenit, shkaktar i konfliktit, që përfundoi me vrasje, dyshohet të jetë një faturë prej 400 eurosh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit