-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zemërime ndaj Hezbollahut për vizitën e ministrit izraelit në xhaminë Al-Aksa

Kryesoret

Myslimanët e konsiderojnë provokuese vizitën e një ministri izraelit në një xhami në Jerusalem duke theksuar se ndryshimi i ekuilibrit në qytet por edhe në rajon më gjerë do të ketë pasoja shpërthyese.

Udhëheqësi i lëvizjes së fuqishme të armatosur të Hezbollahut të Libanit, Hassan Nasrallah tha se çdo shkelje e regjimit dhjetëvjeçar në xhaminë Al-Aksa të Jerusalemit mund të çojë në një situatë shpërthyese në rajon, jo vetëm brenda territoreve palestineze.

Deklarata u nxit nga vizita e shkurtër e bërë më herët të martën në Sheshin e Xhamive, në Jerusalemin Lindor, nga Ministri i ri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben Gvir, një figurë e së djathtës ekstreme izraelite.

Ndërkohë që edhe SHBA-të kërkojnë vetëpërmbajtje.

“Çdo veprim i njëanshëm që do të rrezikonte status quo-në do të ishte i papranueshëm ,” paralajmëroi të martën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha gjithashtu se ishte “thellësisht i shqetësuar” për vizitën, duke besuar se ajo mund të “rriste tensionet dhe të nxiste dhunën” në rajon.

Në të njëjtin kontekst, Gjermania apeloi “për të parandaluar veprimet që mund të rrisin tensionet”.

“Regjimi” në këtë shesh në Jerusalem “ka kontribuar prej kohësh në ruajtjen e paqes dhe sigurisë që janë të brishta rreth vendeve të shenjta”, nënvizoi në Twitter ambasadori gjerman në Izrael, Steffen Seibert.

Megjithatë, qeveria e Izraelit u përpoq të mbante tonin e ulët. Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se kryeministri është plotësisht i përkushtuar ndaj regjimit që lejon vetëm adhurimin mysliman në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit