Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës këtë të mërkurë. Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se ai është denoncuar nga një shtetase, 11 vjet më e madhe se ai, e cila ka bërë kallëzim për ngacmim seksual.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 52 vjeçe, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, bën me dije policia.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.